Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes në spektaklin e kaluar patën një debat të ashpër me njëra-tjetrën.
Ato nuk pranuan të ishin bashkë në provën e javës për t’u kujdesur për një bebe, gjersa me këtë rast ‘Vëllai i Madh’ ua ofroi një darkë për t’u sqaruar.
Banoret në darkën e sqarimit kanë diskutuar shumë për raportin e tyre dhe për atë se çfarë ka bërë të kenë një distancim brenda shtëpisë.
Në natën e sotme të spektaklit, ato kanë folur pas asaj darke dhe se çfarë mendojnë tani.
“Vazhdoj të mendoj se është një personazh negativ këtu brenda”, tha Efi për Oltën.
Kjo e fundit nga ana tjetër u shpreh se nuk ka ndonjë koment rreth kësaj pjese, duke mos shtuar asgjë më shumë.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” e theksoi sërish se është në ekip të Luiz Ejllit, pasi ka krijuar një miqësi të mirë me të dhe Kiara Titon. /Telegrafi/