Ajo që duket të jetë një pjesë e një rakete është fotografuar nga Sky News pranë stacionit hekurudhor në Kramatorsk të Ukrainës.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një mbishkrim që ka pasur një vëmendje – i cili ishte i vendosur në njërën anë të raketës.
Siç thuhet më tej, shkrimi është rusisht dhe fjalët përkthehen në “për” dhe “fëmijë”.
Megjithatë, përkthyesit e Sky News thonë se kanë identifikuar atë që duket të jetë një pikë e rëndësishme rreth formulimit gramatikor të tekstit të mbishkruar.
Ata thonë se mënyra se si është shkruar “për” do të thotë se përkthimi nga rusishtja është “për atë që u është bërë fëmijëve”.
On the fragment of the missile that hit the train station in #Kramatorsk, an inscription in #Russian, "For Children," is visible. pic.twitter.com/DAek1bvG6c
— NEXTA (@nexta_tv) April 8, 2022
Ndryshe, më shumë se 30 njerëz u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në Ukrainën lindore, ndërsa civilët u përpoqën të evakuoheshin në pjesë më të sigurta të vendit, tha kompania shtetërore hekurudhore.
Sulmi ishte mbi stacionin e trenit të Kramatorsk, dhe disa pamje të publikuara më pas kanë treguar trupa të shpërndarë nëpër tokë, të shtrirë mes bagazheve të braktisura.
“Dy raketa goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk… Ne po sqarojmë detajet”, shkroi në rrjetet sociale Alexander Kamyshin, kreu i kompanisë hekurudhore të Ukrainës. /Telegrafi/