Një përkthyes u përlot derisa mbulonte fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Parlamentin Evropian, derisa deklaronte se Ukraina “po lufton për tokën dhe lirinë”.
Përkthyesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u emocionua dhe zëri i tij u thye derisa përkthente fjalët e Zelensky-t për MSNBC të martën.
Ai ia doli ta kryente adresimin, por u detyrua të ndalonte gjatë fjalimit të Zelensky-t, pasi ishte i pushtuar nga emocionet.
Presidenti foli nga Kievi në Parlamentin Evropian derisa u shpreh për “tragjedinë” që po shpaloset pas agresionit rus në vend.
Derisa Zelensky filloi të përshkruajë se si bombardimet ruse kanë goditur sheshin Freedom në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, dhe vranë disa, përkthyesi u emocionua.
Ai filloi të përkthente fjalimin e liderit ukrainas në anglisht, duke thënë: ‘A mund ta imagjinoni, këtë mëngjes, dy raketa goditën Sheshin e Lirisë. Disa të vrarë. Ky është çmimi i lirisë”.
Zëri i përkthyesit më pas mbushet me emocione derisa përkthen fjalët: ‘Ne po luftojmë vetëm për tokën tonë, dhe për lirinë tonë’. /Telegrafi/