Ballafaqimi i sotëm do të jetë një ndeshje derbi, pasi kemi përballë dy skuadra evropiane të forta, me Francën që mundi kombëtaren e Gjermanisë dhe mund të llogaritet favorit pasi luan në shtëpinë e saj, dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos e cila është bërë e pandalshme.
Prishtina Football Fest, vazhdon me organizimin më të madh deri më tani, që sot përmbyllet me një koreografi speciale, direkt në sheshin Skënderbeu, ku në orë 21:00 shfaqet ndeshja e finales ndërmjet Portugalisë dhe Francës.
Ndjekjen e transmetimeve të të gjitha ndeshjeve të Kampionatit Evropian në Prishtina Football Fest është mundësuar nga përkrahja e sponsorëve tanë, të cilët i falënderojmë përzemërsisht, siç janë, sponsori zyrtar, Coca Cola, sponsori Gjeneral Vala, sponsorët Gold: Kreativ, Red Rain, Jaffa, sponsorët Silver: Meray, Maretti, Princ Caffe, Buquku, si dhe sponsorët e tjerë: Agrocoop, Stratffordshire University, Riinvest Colege, Chio, Pozhegu Brothers, Uji Jon, pastaj Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Diasporës, Komuna e Prishtinës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, Zyra Diplomatike e Belgjikës.
Prishtina Football Fest, është organizuar nga KD Events&Communications dhe mbahet në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, deri më 10 korrik 2016.
Për më shumë të reja na ndiqni në faqen e Facebookut, Prishtina Football Fest.