Ivan Perisic po konsideron të ardhmen e tij te skuadra italiane Interi përpara afatit kalimtar të janarit.
Ylli kroat ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Interit në dy sezonet e fundit duke i ndihmuar Nerazzurrët të kthehen në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, në këtë sezon Perisic ka dështuar t’i ndihmojë klubit me gola dhe asistime edhe pse nga fillimi i sezonit është titullar i pandryshuar.
Tifozët e klubit janë të indinjuar me formën e kroat, por edhe Perisic duket se po mendon largimin nga Giuseppe Meazza.
Sipas gazetës italiane La Repubblica, Perisic është i ngopur me menaxhmentin e Interit dhe nuk po pëlqehet më nga drejtuesit.
Ai tani është i përgatitur të shqyrtojë mundësitë e tij për largim gjatë afatit kalimtar të dimrit.
“Gjithmonë kam thënë se është ëndrra ime të luaj në Ligën”.
“Në futboll çdo gjë është e mundur, ne do të shohim në të ardhmen. Tani unë jam duke u fokusuar në Inter”, ka thënë Perisic javën e kaluar. /Telegrafi/