Telegrafi

Perin te Juventusi për teste mjekësore

Mattia Perin është duke qëndruar momentalisht në Torino.

Portieri italian po kalon testet mjekësore tek kampionët aktual të Italisë, Juventus.

Aktualisht Perin është fotografuar duke u futur në J Medicial Torino.

Juventus dhe Genoa kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Perin në Torino.

(Getty Images)

Reprezentuesi italian do t’i kushtojë 12 milionë euro Juventusit plus tri të tjera në formë bonusesh.

Perin do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me bardhezinjtë.

Paga e Perin në Torino do të jetë 2,5 milionë euro në stinor.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë pasi t’i kalojë portieri italian testet mjekësore. /Telegrafi/