Sipas raportimeve të New York Times, ushtarët koreanoveriorë që iu bashkuan aleatëve rusë në luftën kundër forcave ukrainase janë tërhequr nga vija e parë e frontit pas humbjeve të mëdha, sipas burimeve të afërta me zyrtarët ukrainas dhe amerikanë.
Trupat koreanoveriore, të cilat u dërguan për të forcuar forcat ruse që po përpiqeshin të zmbrapsnin ofensivën ukrainase brenda kufijve rusë, nuk janë parë në fushën e betejës për rreth dy javë, sipas burimeve anonime për shkak të ndjeshmërisë së informacionit ushtarak dhe të inteligjencës.
Mbërritja e rreth 11 mijë ushtarëve koreanoveriorë në Rusi në muajin nëntor shkaktoi shqetësim në Ukrainë dhe te aleatët e saj perëndimorë, të cilët kishin frikë se vendosja e tyre mund të përbënte një përshkallëzim të rëndësishëm në luftën që zgjat tashmë gati tre vjet.
The wounded North Korean soldiers in the city clinical emergency hospital on Pirogov Street in Kursk, Russia.
More than 100 soldiers from the DPRK have been delivered there.A separate floor and separate meals have been allocated for them. https://t.co/r98TBxVM6o pic.twitter.com/aBFNps6Zbq
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) December 17, 2024
Numri i trupave koreanoveriore është përgjysmuar brenda tre muajve, sipas gjeneralit Oleksandr Sirski, komandantit të forcave të armatosura të Ukrainës.
Ushtarët ukrainas që janë përballur me koreanoveriorët i kanë përshkruar ata si luftëtarë të ashpër, por mungesa e organizimit në radhët e tyre dhe koordinimi i dobët me njësitë ruse ka çuar shpejt në humbje të mëdha.
Sipas një zyrtari ukrainas dhe raporteve nga fronti, që nga mbërritja e tyre, trupat koreanoveriore janë lënë në mëshirë të fatit, kanë përparuar me pak mjete të blinduara dhe rrallëherë janë tërhequr apo rigrupuar.
Zelensky Releases Video of Captured North Korean Soldiers
According to Zelensky, Ukraine is ready to hand over the captured soldiers to Kim Jong Un if he helps facilitate their exchange for Ukrainian defenders held captive in Russia.
“For those North Korean soldiers who do not… pic.twitter.com/4KCZBFIMYe
— NEXTA (@nexta_tv) January 12, 2025
Koreja e Veriut gjithashtu po furnizon Rusinë me miliona predha artilerie, të cilat tani përbëjnë rreth gjysmën e konsumit ditor të municioneve ruse, përveç raketave dhe projektileve, sipas të dhënave nga inteligjenca perëndimore dhe ukrainase.
Në këmbim, Rusia i ka siguruar Koresë së Veriut naftë, ushqim dhe disa përmirësime ushtarake.
Verën e kaluar, disa muaj përpara se Ukraina të niste ofensivën e saj në Kursk, Putin u takua me Kim Jong-un në Phenian, ku ata ripërtërinë një marrëveshje të mbrojtjes reciproke dhe bashkëpunimit ushtarak nga koha e Luftës së Ftohtë. /Telegrafi/