Site icon Telegrafi

Përgjigjja që iu dha Fenerbahce klubeve angleze që ishin të interesuara për Vedat Muriqin

Mediat angleze e lidhën shumë Vedat Muriqin me një transferimin në Ligën Premier, por klubi turk ka refuzuar çdo ofertë, pasi dy klube vetëm kishin bërë ofertat e tyre.  

Lëndimi i Harry Kane, bëri që Tottenhami të futet fuqishëm në garë për  Vedat Muriqin.

Menaxheri portugez, Jose Mourinho, kërkoi nga klubi transferimin e tij, duke lidhur kontakte edhe me  ish- drejtorin sportiv të Fenerbahces, Damien Comolli.

Burnley po ashtu e ka kërkuar lojtarin, por e ka marrë përgjigjen e njëjtë: “Vedat Muriqi përfundimisht nuk është në shitje”.

“Ne nuk kemi ndërmend ta shesim atë në gjysmë të sezonit. Ne jemi të vendosur t’i mbajmë lojtarët tanë në përputhje me qëllimet e Fenerbahçes”, ishte përgjigja e klubit turk.

Fenerbahce e mori Muriqin këtë sezoni nga Rizespor. Lojtari ka luajtur 16 ndeshje në kampionat, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë tri asistime.

Vedat Muriqi vlerësohet 20 milionë euro nga mediat britanike, ndërsa Fenerbahce e kishte blerë lojtarin 3.5 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version