Telegrafi

Përgjigja interesante e Bleros kur pyetet nga Edona se ‘përse bie shi’

Foto: Screenshot/YouTube

Banorët po vazhdojnë të krijojnë situata të ndryshme në Big Brother VIP Kosova 2.

Së fundmi në oborr ka qenë duke qëndruar Blero bashkë me Edonën dhe Santianën.

Teksa binte shiu, transgjinorja nga Suhareka iu afrua Bleros dhe e pyeti se përse bie shi.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo kërkoi të merrte një mendim nga këngëtari shqiptar pasi tha se e konsideron të mençur.

Lexo po ashtu Lumbardhi e ngacmon sërish Kaderin: A e ki ndërmend me fjet me mua këtu pas dy javëve?

“Shumë e thjesht Edonë. Varet prej ajrit, toka do të thotë e lëshon ajrin lart, kur shkon lart ajri, formohen retë. Kur formohen retë, ajri krijon ujë, lagështi. Kur e arrin atë, fillon uji me pikë edhe bie shi. Lëshon kështu toka, kur krijohet ujë bie”, u shpreh fillimisht ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti vazhdoi: “Gjithçka që është në tokë, është në shërbim tonin. Me u ndal shiu më nuk ka jetë”.

Ata më pas dhanë disa mendime dhe u përfshinë në këtë që tha Blero. /Telegrafi/