Telegrafi

Përgjigja epike e Albana Osmanit pas propozimit për martesë nga transgjinori (Foto)

Albana Osmani ka marrë propozimin më të çuditshëm dhe bizar në jetën e saj.

Bukuroshja e Top Channel pjesë e panelit të analistëve të Top Channel ka marrë një propozim bizar në emisionin më të fundit.

Linda, transgjinori shqiptar nga Milano ka qenë i/e ftuar në emisionin e fundit të Top Shoë Magazine, shkruan Telegrafi.

Albana, edhe e bukur edhe patriote. Foto: Instagram

Dhe Linda ka shprehur pëlqim ndaj Albana Osmanit, prezantueses seksi e cila konsiderohet nga shumë si një prej femrave më atraktive shqiptare.

Lexo po ashtu Linda, transgjinori shqiptar nga Milano, flet për arsyen e ndrrimit të gjinisë

Albana Osmani i është përgjigjur me stil këtij propozimi nga transgjinori, duke publikuar një foto, me një përgjigje epike për transgjinorin.

“Ti je qenie e bukur, ashtu siç je. Shumë fat”, ka shkruar Albana në foton e publikuar.

Transgjinori në emision ka pohuar se ka lindur mashkull, por se gjithmon është ndjerë femër. /Telegrafi/