Telegrafi

Përgjigja e ashpër e Setien kur u pyet se përse nuk e përfshiu në listë Arthur Melon

Quique Setien e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e fundit të Barcelonës për këtë edicion.

Skuadra katalunase tashmë e ka humbur titullin e La Ligës, ndërsa formalisht do të luajë kundër Alavesit.

Edhe pse i mungojnë disa lojtarë, Setien ka publikuar emrat e 16-të lojtarëve që do të jenë prezent në takimin e fundit për edicionin 2019/20.

Mesfushori brazilian nuk do të jetë i pranishëm për këtë takim, ndërsa Setien ka dhënë arsyet.

“Arsyeja është se ai erdhi në mëngjes dhe më tha se kishte dhimbje në kyçin e këmbës”, kishte thënë trajneri me nervozizëm për lojtarin që nga edicioni i ri do luajë për Juventusin.

Setien mund të përdorë Melon për takimin e dytë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, derisa takimi i parë kishte përfunduar 1-1 në San Paolo. /Telegrafi/