Telegrafi

Përgjigja e ashpër e Nunezit pasi një tifoz i Liverpoolit i kërkoi fanellën

Tifozët e Liverpoolit kanë parë reagimin e ashpër të Darwin Nunez pasi një mbështetës i klubit i kërkoi fanellën atij pas ndeshjes me Brightonin.

Sot (e diel), Liverpooli u përball me Brightonin në ‘Anfield’ në një ndeshje të vlefshme për javën e 30-të në elitën e futbollit anglez.

Mysafirët kaluan të parët në avantazh, mirëpo Liverpooli ia doli që ta përmbys rezultatin duke shënuar dy gola me Luis Diaz dhe Mohamed Salah për të marrë fitoren e cila i bëri lider të Ligës Premier.

Pas ndeshjes, dy fotografi të Nunez duke i dhuruar fanellën e tij ‘djaloshit të topit’ u bënë virale në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Liverpooli ‘rrëmben’ lojtarin që po e kërkonte me ngulm Real Madridi

Një tifoz tha: Darwin Nunez e pa tifozin që po i lutej për fanellën e tij, por ai vendosi që t’ia dhurojë atë ‘djaloshit të topit’. Ata po mësojnë.

Një tjetër tha: ‘Djaloshi i topit’ është një lojtar i akademisë, kjo fanellë mund të jetë një moment inspirimi që ai djalosh të vazhdojë përpara. Njerëzit që luten për fanella e prishin eksperiencën e lojës. Kam parë njerëz duke luftuar për fanella të lojtarëve.

Liverpooli do të rikthehet përsëri në aksion në mesjavë, ku të enjten do të përballet me Sheffield Unitedin në ‘Anfield’./Telegrafi/