Që kur Vladimir Putin dërgoi trupat në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, autoritetet ruse kanë ndaluar çdo kritikë publike për “operacionin special ushtarak”.
Dje, gjykata e qarkut Izmailovo në Moskë, urdhëroi bukëpjekësen Anastasia Chernysheva të paguajë një gjobë prej 35,000 rubla (rreth 395 euro) për “diskreditimin” e ushtrisë ruse, tha një përfaqësues i gjykatës për AFP.
Gjegjësisht, në Instagram, ku e ndjekin më shumë se 25 mijë njerëz, Chernysheva postoi fotografi të ëmbëlsirave shumëngjyrëshe me mesazhe kundër luftës ose me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, së bashku me foto të tjera të ëmbëlsirave me mbishkrimet “Dashuria do të fitojë” ose “Unë të dua!”.
Autoritetet e ndaluan për pak kohë të enjten, pasi një media ultra-konservatore tërhoqi vëmendjen ndaj saj në janar.
Ky nuk është rasti i parë në Rusi, që arrestime apo dënime të tilla u jepen qytetarëve që mendojnë ndryshe nga Putinit për luftën në Ukrainë. /Telegrafi/
В Москве пришли с обыском и задержали девушку-кондитера из-за торта с надписями «Нет войне» — ОВД-Инфо
Анастасия Чернышева уже много лет печет торты под брендом «Хлеб и зрелища», часто украшая свою выпечку цветами украинского флага или антивоенными надписями. Часть своих доходов… pic.twitter.com/GlQQF3Zxpe
— SOTA (@Sota_Vision) April 27, 2023