Dënime për politikanët udhëheqës për marrje të rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në. Këto janë hapat e ardhshëm të BE-së në anulimin e negociatave në Vjenë, bën të ditur Telegrafi Maqedoni nga Deutsche Welle nga burime të saj në Bruksel.
Brukseli është duke menduar seriozisht sanksionet ndaj politikanëve kryesorë të Maqedonisë, kanë konfirmuar burime për Deutsche Welle në Bashkimin Evropian. Plani është përgatitur dhe është në procedurë i cili do të parashikojë një sërë masash kundër individëve por edhe ndaj shtetit që së shpejti do të hyjë në procedurë nga Komisioni Evropian.
Politikan i BE-së i cili këmbënguli në anonimitetin e tij, për DW ka konfirmuar se pasi Presidenti Gjorge Ivanov shpalli amnisti dhe janë anuluar bisedimet në Vjenë, është hapi i ardhshëm për marrje të rekomandimit në BE.
‘Është e vërtetë. Është duke u menduar për sanksione të rënda. Hapi i parë do të jetë marrja e rekomandimit për fillimin e negociatave’, tha burimi.
Sipas burimit të Deutsche Welle, së bashku me heqjen e rekomandimit, paraprakisht do të shpallet se nuk do të njihen rezultatet e zgjedhjeve të 5 qershorit. Hapi i fundit do të jetë “shënjestër sanksionesh” kundër politikanëve të caktuar.
‘Sanksionet kundër politikanëve të caktuar do të përfshihet ngrirja e llogarive bankare dhe ndalimin e udhëtimit për në BE’ tha diplomati anonim. /Telegrafi/