Bisedimet për një kontratë të re po shkojnë shumë vështirë dhe duket se Ter Stegen dhe Barcelona do të ndajnë rrugët.
Kontrata aktuale e portierit gjerman Marc-Andre ter Stegen me Barcelonën skadon në verën e vitit 2022, por që palët nuk janë duke arritur marrëveshje për një kontratë të re.
27-vjeçari iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2014 dhe që nga ajo kohë është shndërruar në njërin nga portierët më të mirë në botë.
Megjithatë mediat spanjolle kanë raportuar se largimi i tij nga Camp Nou mund të ndodh në afatin kalimtar të verës.
Barcelona është gati ta shes këtë verë, pasi nuk duan që çmimi i tij të bie edhe më shumë në vitin 2021.
Në Gjermani janë të sigurt se Bayern Munich do ta thyej rekordin botëror për transferimin e një portieri duke e rikthyer gjermanin në shtëpi pasi Neuer pritet të largohet këtë verë.
Kampioni në fuqi i Bundesligës është gati të shpenzojë 100 milionë euro për rikthimin e Ter Stegenit në vendlindje.
Gjithsesi bavarezët duhet të kenë kujdes, pasi edhe gjiganti anglez Chelsea është gati ta shpenzojë këtë shumë për transferimin e gjermanit për faktin se Kepa do të largohet nga Stamford Bridges.
Me këtë shumë, Ter Stegen do të bëhej portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/