Site icon Telegrafi

Përfunduan në liqe, teksa kryenin marrëdhënie seksuale në pjesën e pasme të furgonit (Foto)

Një çift gjerman, që po kryente marrëdhënie seksuale në pjesën e pasme të një furgoni të vogël, kanë përfunduar në liqenin Plansee, që ndodhet në qytetin Tyrol të Austrisë.

Kjo ka ardhur si pasojë e terrenit të pjerrët dhe mos frenimit të sigurt.

Dyshja kanë arritur të dalin nga dritaret e makinës, në momentin kur ajo u zhyt në ujë, transmeton Telegrafi.

Shoferi 49-vjeçar dhe partnerja e tij shtatë vite më e re, kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve për të nxjerrë makinën e tyre nga liqeni.

E përditshmja Heute ka thënë se ata kanë dalë të palënduar në breg.

Për tre orë me radhë, zjarrfikësit janë munduar përmes kranit për të nxjerrë Mercedesin e tyre nga uji. /Telegrafi/

Exit mobile version