Ousmane Dembele nuk do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën.
Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me katalunasit dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
Barcelona i ka ofruar një kontratë të re francezit dhe i dha ultimatum që të rinovojë atë, ultimatum që zgjati 48 orë.
Mirëpo ky ultimatum i klubit katalunas ka përfunduar dhe Dembele ka vendosur që mos ta vazhdojë kontratën.
Tani gjiganti katalunas e ka të qartë se brenda afatit kalimtar të janarit duhet të gjejë një skuadër që do ta blejë sulmuesin anësorë.
Barça-Dembélé, it’s over 🚨
Barcelona director Alemany announces: “It’s clear that Dembélé does NOT want to continue with Barcelona. He doesn’t want to be part of our project”.
“We told Dembélé he has to leave immediately. We expect Ousmane to be sold before Jan 31”. #Dembele pic.twitter.com/0eC61mozCs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 20, 2022
Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany ka folur për çështjen e francezit, duke thënë se ai nuk do të rinovojë dhe duhet të largohet nga klubi brenda janarit.
“Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonvn. Ai nuk dëshiron të jetë pjesë e projektit tonë”. “Ne i kemi thënë tanimë Dembeles se duhet të largohet menjëherë. Presim që Ousmane të shitet para datës 31 janar”, ka deklaruar Alemany. /Telegrafi/