Site icon Telegrafi

Përfundon takimi Thaçi-Kurti, tani lideri i LVV-së thotë se do të diskutojë me kryesinë e partisë

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim konsultativ të shkurtër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti pas takimit me Thaçin tha se ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike.

Në këtë takim disa minutësh, e dëgjova presidentin që shprehu interesimin për formimin sa më të shpejt të Qeverisë. Por, gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, mirëpo në bazë të Kushtetutës kjo duhet të bëhet në një kërkesë me shkrim. Do ta diskutoj këtë në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do ta dërgojmë me shkrim propozimin e Vetëvendosjes”, tha Kurti.

Lexo po ashtu Kurti: Jam i gatshëm për takime me LDK-në, nuk mund të kthehemi mbrapa

Ai ka folur edhe për ndarjen e posteve ministrore dhe për listën të cilën e ka ofruar LVV.

“Unë besoj që qytetarët nuk duan ta dinë më kush cilat ministri i mori, por emrat e njerëzve profesionistë, të devotshëm e të ndershëm që do të shërbejnë për popullin që i zgjodhi më 6 tetor. Unë dua që sa më parë të takohemi dhe të fillojmë fazën e re të përmbylljes, që ta kurorëzojmë marrëveshjen me koalicion siç e ka dashur edhe populli. Për mua takim do të kishim qysh dje e pardje, kemi komunikim. Kam pritur dhe kam insistuar për takime e marrëveshje, dëshiroj dhe uroj që kjo të ndodhë”, tha ai. /Telegrafi/  

Exit mobile version