Telegrafi

Përfundon sondazhi i javës në Telegrafi, mbi 10 mijë persona shprehin mendimin se kush duhet të elimonohet këtë javë nga BBVK

Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Këtë të premte do të ndodhë eliminimi i dytë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Banorët e nominuar këtë javë janë gjithsej gjashtë: Meti Alshiqi, Ylli Dërvishi (Buci), Gani Gërmia, Santiana Maloku, Ledi Vokshi, Linda Halimi dhe Monika Salihu.

Telegrafi të hënën ka hapur një sondazh online për të pyetur lexuesit se kush mendojnë se është banori që duhet të largohet këtë javë nga shtëpia e BBVK.

Lexo po ashtu Ledi e "mohoi" lidhjen e dikurshme, publikohen pamjet e saj intime me Bucin të para më shumë se 10 viteve

Personi më i votuar për të dalë rezulton të jetë këngëtarja Ledi Vokshi me 22 për qind, pasuar nga Monika Salihu me 20 për qind.

E treta në renditje është këngëtarja e njohur me prejardhje nga Vitia, Linda Halimi me 19 për qind, ndjekur nga Ylli Dërvishi me 19 për qind dhe Santiana Maloku me 11 për qind.

Lexo po ashtu Zbulohen dy banorët e rinj që do të futen në Big Brother VIP Kosova

Dy banorët më pak të votuar për të dalë janë Meti Alshiqi me tetë për qind dhe Gani Gërmia me shtatë për qind. /Telegrafi/

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.