Telegrafi

Përfundon sezoni për Lucas Vazquez

(Foto: Screenshot/Twitter/beIN SPORTS)

Shqetësimet e Real Madridit për sfidën e mesjavës ndaj Liverpoolit vetëm sa janë shtuar. Los Blancos do të udhëtojnë në Anfield pa tre lojtarë të rëndësishëm: Toni Kroos, Fede Valverde dhe Lucas Vazquez.

Lucas u detyrua ta lëshonte fushën në pjesën e parë të ‘el Clasicos’ ndaj Barcelonës, pasi mori një goditje serioze në gjurin e majtë.

Ndërkaq, Kroos dhe Valverde kishin pasur probleme gjatë pjesës së dytë, ashtu që trajneri Zinedine Zidane i zëvendësoi.

(Foto: Screenshot/Twitter/Football Tweet)

Reali arriti fitore të rëndësishme këtë javë kundër Liverpoolit dhe Barcelonës, mirëpo shqetësimet për strategun francez vetëm sa janë shtuar. Për më shumë, sezoni ka mbaruar për Lucas – shkruan AS.

Stafi mjekësor në Madrid e ka ekzaminuar 29-vjeçarin të dielën, me ç’rast është konfirmuar se ai ka pësuar ndrydhje të ligamentit kryqëzues të gjurit të majtë.

Ky lëndim rëndom kërkon rreth gjashtë javë për t’u shëruar, ashtu që mesfushori spanjoll pritet të mos luajë më këtë sezon. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/RMOnly)