Rreth 7 orë ka zgjatur raportimi i kryeministrin të vendit, Avdullah Hoti në Kuvendin e Kosovës, për marrëveshjen e Uashingtonit dhe dialogun në Bruksel.
Në fund të seancës nuk pati kuorum për të hedhur në votim rezolutën për dialogun.
Shefi i Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh propozues i rezolutës, Rexhep Selimi tha se kanë marrë edhe disa propozime të cilat do të merren parasysh dhe nesër kur pritet edhe të vazhdojë seanca e Kuvendit, kjo rezolutë të hidhet për votim./Kp/