Telegrafi

Përfundon seanca gjyqësore për vrasjen në AKI

Ka përfunduar seanca për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit për vrasjen në ndërtesën e AKI-së, ndërkaq vendimi ndaj të dyshuarit V.I. pritet të merret nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake pas kërkesës së prokurorisë.

Avokati i të dyshuarit nuk ka pranuar të deklarohet në lidhje me motivet e vrasjes që dërguan të mbrojturin e tij ta kryejë vrasjen ndaj punëtorit të AKI-së.

(AKI) ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se një person është vrarë në ndërtesën e këtij institucioni.

Sipas AKI-së, vrasja nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me punën e këtij institucioni.

“Rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhej në njoftim.