Telegrafi

Përfundon pjesa e parë e El Clasicos, Barcelona në avantazh prej një goli

Ka përfunduar pjesa e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit në atë që njihet ndryshe në botë si ‘El Clasico’.

Blaugranasit shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi minimale, pas golit të shënuar nga Ilkay Gundogan në minutën e gjashtë të takimit.

Barcelona kishte edhe një mundësi tjetër shënimi përmes Fermin Lopez por spanjolli hapësirën që pati para vetës nuk arriti ta shfrytëzojë siç duhet dhe bëri një goditje që përfundoi jashtë kuadratit të portës.

Real Madridi në anën tjetër bëri një lojë të zbehtë dhe pa raste. I vetmi aksion ku ata u treguan të rrezikshëm ishte pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur Toni Kroos bëri një harkim të bukur brenda zonës por Carvajal nuk arriti që ta shëndrroj në mundësi për gol.

Mbetet të shihet se si do të reagojnë Los Blancos pas kësaj pjese, ndërkohë Xavi do të shpresojë që ekipi i tij të vazhdojë me të njëjtën grintë edhe në pjesën e dytë./Telegrafi/