Site icon Telegrafi

Përfundon operacioni i evakuim-shpëtimit në Lushnje, mbi 40 qytetarë dërgohen në spital

Policia shqiptare bën me dije se ka përfunduar operacioni i evakuim-shpëtimit në qendrën tregtare në Lushnje.

Në këtë operacion morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Lexo po ashtu Situatë ‘lufte’ në Lushnje, zjarri në qendrën tregtare ngre në këmbë qytetin
Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Tv Klan

Exit mobile version