Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Himarë. Partia Socialiste ka mundur të fitojë në Këshillin Bashkiak me 36.06 për qind të votave, ose nëntë mandate.
Në vend të dytë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 30.22 për qind të votave, ose 2,328 vota. Të përkthyera në mandate koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka siguruar tetë mandate në këshillin e ri bashkiak.
Një mandat ka mundur të sigurojnë dhe Partia Demokratike, Minoriteti Etnik për të Ardhmen, Aleanca Arbnore Kombëtare dhe Alenca Progresiste L.ZH.K.
Ndërkohë kujtojmë se zgjedhjet në bashkinë e Himarës u fituan nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg si nën akuzat për blerje votash. /Telegrafi/