Telegrafi

Përfundon java e 17-të në BKT Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar të gjitha përballjet në kuadër të javës së 17-të në BKT Superligën e Kosovës.

Derbi i kësaj jave ishte ai në mes të Prishtinës dhe Dritës, që përfundoi me fitoren minimalen të këtyre të fundit, 1-0.

Takim mjaft interesante ishte edhe ai në mes të Drenicës dhe Ballkanit, e që skuadra nga Suhareka po ashtu fitoi minimalisht, 1-0.

Gjilani ishte në disavantazh ndaj Malishevës, por që ia dolën të përmbysnin rezultatin, për të fituar 3-1.

Në anën tjetër, Llapi nuk ia doli të triumfonte në udhëtim te Dukagjini, pasi mori vetëm një pikë, në duelin që përfundoi pa gola.

Me këtë rezultat përfundoi edhe sfida në mes të Ulpianës dhe Feronikelit që u luajt në Lipjan, me dy skuadrat që morën nga një pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore