Diskutimi i drejtpërdrejt mes Trumpit dhe Putinit ka përfunduar – bisedë telefonike që zgjati të paktën 90 minuta.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se ka përfunduar biseda telefonike midis presidentit Amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin.
Biseda ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, tha zyrtari, ndërsa nuk dha asnjë detaj tjetër se çka biseduan liderët e të dyja vendeve, shkruan skynews.
Ndërkohë, rreth telefonatës ka folur i dërguari i presidentit rus, Kirill Dmitriev.
Ai tha se, nën udhëheqjen e shefit të tij dhe presidentit amerikan, botë është bërë sot një vend shumë më i sigurt.
Ndryshe, Trump dhe Putin është raportuar se do të flasin rreth mundësisë së përfundimit të luftës në Ukrainë.
Kjo e fundit kishte rënë dakord me planin amerikan, i cili fillimisht parasheh një armëpushim 30 ditësh mes palëve, gjegjësisht Ukrainës dhe Rusisë. /Telegrafi/
Under the leadership of President Putin and President Trump, the world has become a much safer place today! 🇷🇺🇺🇸🌍 Historic! Epic! #Russia #US #USRussia
— Kirill A. Dmitriev (@kadmitriev) March 18, 2025