Autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq, i vrarë sot në Mitrovicë të Veriut, ka përfunduar para pak çastesh.
Mësohet se në trupin e Ivanoviqit ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha nga një armë e vogël.
Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, njofton Kallxo.com.
Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.