Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme.
Golden Eagle Ylli ka rikthyer dy basketbollistët e Kosovës në Superligë, Erjon Kastratin dhe Gëzim Morinën, kurse kanë angazhuar edhe amerikanin Elyjah Clark.
Klubet e elitës kanë bërë përforcime, duke synuar të realizojnë qëllimet që kanë për stinorin pranveror.
Trepça ka rikthyer në radhët e saj Drilon Hajrizin, kurse janë përforcuar edhe me Blend Mehanën dhe Roni Koshin, kurse Peja ka rikthyer në radhët e saj Leonard Mekajn, ndërsa Ponte Prizreni u përforcua me Divine Myles, ish-organizatorin e Sigal Prishtinës.
Skuadra bardhekaltër u përforcua me Blackston Gary Norman dhe Nigel Johnson, ndërsa Bashkimi me Stephen Xavier Croone. Vëllaznimi ka shtuar në radhët e tij Andi Shehun, Atik Koshin dhe Engjull Sollovën.
Lista e përforcimeve
KB Trepça
Drilon Hajrizi
Blend Mehana
Roni Koshi
KB Golden Eagle Ylli
Erjon Kastrati
Elyjah Clark
Gëzim Morina
KB Ponte Prizreni
Divine Myles
KB Vëllaznimi
Andi Shehu
Atik Koshi
Engjull Sollova
KB Peja
Leonard Mekaj
KB Bashkimi
Stephen Xavier Croone
KB Sigal Prishtina
Blackston Gary Norman
Nigel Johnson
/Telegrafi/