Site icon Telegrafi

Përfundoi numërimi i 1,992 votave të diasporës, Vetëvendosje bindshëm e para, me 1,154 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 1,806 pakove me fletëvotime nga diaspora, vota këto që fillimisht nuk ishin proceduar për votim në QNR.

Nga 1,992 vota, sa ishin të vlefshme në 1,806 pakot, më së shumti vota ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, 1,154 vota.

E dyta është LDK me 395 vota. PDK ka marrë 276 vota. Koalicioni AAK-PSD 79 vota, kurse koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë vetëm 26 vota.

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, sot Gjykata Supreme mori vendim për numërimin e këtyre 1,806 pakove me fletëvotime nga mërgata.

Tani në QNR është duke vazhduar numërimi i votave për kandidatë./Telegrafi/

Exit mobile version