Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një trafo afër parkingut të qendrës “Meto Bajraktari” në Pejë

Një trafo në parkingun e qendrës “Metro Bajraktari”, është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se zjarri është raportuar në ora 12:10, ndërsa nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipi i zjarrfikësve.

Gashi tutje njoftoi se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërkaq pritet që eksperti i zjarreve të dal me raport. /Telegrafi/