Një shtëpi është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm rreth orës 05:20 në lagjen “7 Shtatori”, në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 05:20 kemi marrë informacionin se një shtëpi është përshirë nga zjarri dhe njësiti i zjarrëfikësve ka intervenuar, nuk ka të lënduar. Eksperti i zjarreve e konstaton shkakun”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/