Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se shtëpia i është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 11:50.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin. Sipas ankuesit, nga zjarri i janë djegur stoli ari dhe para të gatshme si dhe i është dëmtuar shtëpia”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/