E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se rreth orës 05:40 është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Borovci ka bërë të ditur se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/
—–
Në orët e mëngjesit të sotëm një depo në Lipjan është përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për ta shuar zjarrin.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ka siguruar perimetrin në depon që është duke u djegur.
Telegrafi mëson se kjo depo i takon rrjetit të marketeve SuperViva. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të mëtutjeshme. /Telegrafi/