Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri fabrika e mishit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, pamje nga vendi i ngjarjes

Në orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga zjarri fabrika e mishit, “APETIT”, e cila ndodhet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Mal Gashi – komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës konfirmoi për Telegrafin rastin, derisa tha se zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes.

“Ekipet janë ende duke u marrë me eliminimin e zjarrit, tashmë, gjithçka është në përfundim”, theksoi ai.

Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, pohoi ajo për Telegrafin.

Gjithashtu, Ahmeti tha se detaje tjera mbi rastin do të publikohen më vonë./Telegrafi/

Exit mobile version