Telegrafi

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Prizren, nuk ka të lënduar

Një shtëpi është përfshirë nga flakët sot rreth orë 13:00 në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, ai tutje shtoi se në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit për të shuar zjarrin si dhe Policia e Kosovës.

“Një shtëpi është duke u djegur në rrugën ‘Beteja e Pashtrikut’. Nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit janë në vend të ngjarjes si dhe Policia e Kosovës. Ka vetëm dëme materiale”, ka thënë Osmanollaj. /Telegrafi/