Site icon Telegrafi

Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së Shijakut

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në kompjuterin e zyrës së një inspektori.

Policia njofton se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e menjëhershëm të zjarrit duke mos lejuar përhapjen me tej.

“Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm dhe është verifikuar gjithçka çfarë ka pasur brenda zyrës inspektori”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore për qarkun e Durrësit ka nisur një hetim të thelluar për të sqaruar rrethanat e incidentit të ndodhur sot në Komisariatin e Shijakut, kati i dytë i të cilit u shkrumbua nga flakët.

Së bashku me grupin hetimor të ngritur për rastin agjentët e AMP po punojnë për të gjetur shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

Sakaq, mësohet se flakët nisën rreth orës 18:30 në katin e dytë të Komisariatit dhe ndërhyrja në kohë e Zjarrfikëses çoi në shuarjen e tyre.

Exit mobile version