Raportohet se në rrethana të panjohura në një ndërtesë janë përfshirë nga zjarri rreth 15 njehsorë të rrymës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:50, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se njësit policore, zjarrfikësit si dhe një njësi e KEDS-it kanë dal në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura në një ndërtesë janë përfshi nga zjarri rreth 15 njehsorë të rrymës. Njësit policore, zjarrfikësit si dhe një njësi e KEDS-it kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Ndërkaq në raport bëhet e ditur se për shkak të tymit disa banorë si dhe disa zyrtarë policorë kanë pësuar asfiksim dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante. /Telegrafi/