Një person ka raportuar se dy veturat e tij janë përfshirë nga zjarri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 04:28, në fshatin Gadime e Ulët, në Lipjan.
Tutje sipas raportit, njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa vendore janë përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit i janë dëmtuar edhe tre dritare të shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/