Telegrafi

Përfshihen nga zjarri 7 hektarë me pisha në Podujevë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person, roje e pyllit ka njoftuar se është kapluar nga zjarri një plantacion prej rreth 7 hektarësh me pisha- pronë shoqërore.

Rasti ka ndodhur në Sylevicë të Podujevë, të martën rreth orës 16:50.

“Sylevicë, Podujevë / 02:04.2024 – 16:50. Ankuesi m/kosovar (roje e pyllit) ka njoftuar policinë se është kapluar nga zjarri një plantacion prej rreth 7 hektarësh me pisha- pronë shoqërore”, thuhet në raport.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Policia bën të ditur se rasti është në hetime. /Telegrafi/