Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, performoi në Prishtinë në natën e parë të “Sunny Hill Festival” më 4 gusht.
Ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme, ndërkohë që u komentua në masë të madhe gjatë qëndrimit në Kosovë.
Menjëherë pas “Sunny Hill” në Prishtinë, ishte planifikuar një koncert i tillë edhe në Tiranë në fund të muajit gusht.
Megjithëse gjithçka eci ashtu siç duhet, fansat dhe publiku shqiptar u dëshpëruan me mungesën e Duas në këtë event.
Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, babai i artistes, Dukagjin Lipa, ka sqaruar mungesën e shumë komentuar të 27-vjeçares në festivalin “Sunny Hill”.
Ai u shpreh se njerëzit kanë pasur informacion të gabuar sepse Dua nuk mund të performonte në dy vende.
“Dua ishte në Prishtinë, ka qenë ndoshta, mos të them informatë e gabuar, por ajo nuk mund të ishte këtu, datat e limituara, nuk mund të ishte në dy vende. Tirana është këtu, nuk po shkon askund, do ta bëjmë prapë. Po shpresojmë ta shohim shpejt”, tha Dukagjini.
Krijuesja e hitit “Levitating” nga ana tjetër po vazhdon turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”. /Telegrafi/