Dua Lipa aktualisht gjendet në shtetin brazilian, ku po shkëlqen në koncerte.
Këngëtarja shqiptare është bërë pjesë e turneut të bendit britanik Coldplay.
Bukuroshja ka publikuar disa imazhe dhe video prej koncertit, ku shihen mijëra adhurues teksa perfomojnë së bashku me Lipën.
Por, momenti më magjik i koncertit ishte dueti i Duas me kantautorin e bendit, Chris Martin.
“São Paulo çfarë mbrëmje të mrekullueshme. Keni qenë turma më e zhurmshme ndonjëherë! Faleminderit Chris dhe coldplay që mu bashkuat mua në këngën ‘Homesick’”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Ndryshe, “New Rules” i këngëtares ka arritur të shikohet mbi 580 milionë herë në YouTube.
Theksojmë se Dua ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/