Telegrafi

Performancë e kombinuar e Justin Timberlake në Brit Awards

Justin Timberake ka vazhduar me performancat e tij fantastike.

Pas paraqitjes së tij në pushimin e pjesës së parë në Super Bowl, Justin Timberlake ka performuar një kombinim këngësh nga albumi i tij i ri “Man of the Woods.

Foto: Getty Images

Për të filluar setin energjik të tij ai performoi “Midnight Summer Jam” me një grumbull valltarësh.

Chris Stapleton ju bashkua Timberlake për duetin akustik, kurse u kompletua sërsih me një grumbull valltarësh.

Performanca shërben si një nxehje për Timberlake para turneut “Man of the Woods Tour” që fillon më 13 mars në Toronto.

Albumi “Man of the Woods” i lansuar më herët gajtë muajit e hapi javën në vendin e parë në Billboard 200, duke kaluar 293 njësi të shitura në javën e parë.

Justin Timberlake në këtë performancë u shfaq i veshur në të zezë, por vetëm me këpucë të kuqe. /Telegrafi/