Telegrafi

Performanca e reperit BimBimma në promovimin e albumit të tij më të ri “Bima” (Video)

Reperi i njohur BimBimma ka promovuar sot (e enjte) albumin e tij të katërt “Bima”.

Në një intervistë dhënë për Telegrafin javë më parë, repei kishte shpalosur ekskluzivisht detajet e albumit të tij më të ri.

“Kam përfunduar punën për albumin tim më të ri “Bima”. Rreth katër vite punë intensive. Janë bërë 40 këngë, janë incizuar 28 këngë , ndërsa rreth 18-20 prej tyre do të hyjnë në album. Kam shumë bashkëpunime dhe emra të njohur në këtë album”, kishte thënë BimBimma për Telegrafin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Promovimin e këtij albumi, reperi ka vendosur ta bëjë në një koncert madhështor të organizuar në Parkun e Gërmisë, pjesë e të cilit janë bërë edhe shumë emra të tjerë të skenës.

Koncerti është hapur nga vet BimaBimma, i cili ka performuar disa nga hitet e tij.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni një nga performancat e tij në koncertin e sotëm. /Telegrafi/