Telegrafi

Përforcim i Mercedes CLA 45 AMG

Kompania gjermane për tuning, B&B-Automobiletechnik, për modelin Mercedes CLA 45 AMG ofron tre paketa për përforcimin e motorit të tij turbo 2.0 l, që aktualisht ka kapacitet prej 360 KF.

Paketa e parë përfshin përforcimin e motorit në kapacitet prej 400 KF e kjo paketë do të kushtojë 1.289 euro.

Paketa e dytë përfshin përforcimin e motorit në kapacitet prej 425 KF (me çmim prej 3.950 euro), transmeton Koha.net.

Dhe paketa e tretë përfshin përforcimin e motorit në kapacitet prej 450 KF (me çmim prej 6.950 euro).

Mercedes CLA 45 AMG shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 300 km/h.

B&B-Automobiletechnik për këtë model gjithashtu ofron edhe elemente sportive, set rrotash me diametër prej 20-inç me goma 235/30, si dhe frenat e forta. /Telegrafi/