Site icon Telegrafi

Përfitimet mbresëlënëse të “Captain Marvel”, filmi arrin shumën prej 900 milionë dollarësh

Brie Larson (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Filmi “Captain Marvel”, në të cilin rolin kryesor e luan Brie Larson, është duke vazhduar me sukseset e mëdha kur është fjala për të dhënat më të reja në ‘box office’.

Ky realizim film me një superheroinë protagoniste, në javën e shtatë të shfaqjes nëpër kinema, ka arritur shumën e përfitimeve prej 900 milionë dollarësh (797 milionë euro).

Vetëm gjatë kësaj fundjave, “Captain Marvel” ka përfituar 87 milionë dollarë (77 milionë euro) në nivel global, prej të cilëve 52 milionë dollarë (46 milionë euro) janë nga territoret ndërkombëtare – raporton Variety. Përfitimet totale në vendet jashtë Amerikës janë 589 milionë dollarë (521 milionë euro).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brie Larson

Deri më tani, “Captain Marvel” konsiderohet si një prej realizimeve filmike më fitimprurëse me superheronj, duke tejkaluar tashmë filmat, si “Thor: Ragnarok” (854 milionë dollarë), “Venom” (855 milionë dollarë) dhe “Spider-Man: Homecoming” (880 milionë dollarë).

Në këtë film, Larson luan rolin e Carol Denvers, e cila bëhet një prej heroinave më të mëdha të gjithësisë, Captain Marvel. Ajo duhet ta shpëtojë njerëzimin kur Toka ndodhet në mes të një lufte universesh ndërmjet dy galaktikave.

Ndërsa projekti në përgjithësi, si një film aksion me superheronj me një karakter femër në rolin kryesor, paraqet reagimin e Marvel ndaj hitit të DC Comics, “WonderWoman”, që arriti sukses shumë të madh. /Telegrafi/

Exit mobile version