Monaco mund të konsiderohet mirë “principata” e afateve kalimtare dhe kjo për shkak të shifrave kolosale të përfituara nga shitja e futbollistëve të tij në vitet e fundit.
Shifra që është derdhur nga klube të ndryshme në arkat e Monacos është 389 milionë euro, e cila mund të shkojë mbi 500 milionë euro, nëse Real Madridi do të mund të blejë Kylian Mbappen për 135 milionë euro.
Në verën e vitit 2014, klubi që luan në Ligue 1 e shiti James Rodriguez te Reali për 80 milionë euro për kartonin e tij, transmeton TCH.
Këtë verë ishte Manchester City që gëzoi drejtuesit e skuadrës së Principatës me blerjet e Benjamin Mendy dhe Bernardo Silva për 58 dhe 50 milionë euro, respektivisht.
Edhe Manchester Unitedi shpenzoi një shifër të konsiderueshme për Anthony Martial, plot 60 milionë euro, ndërsa Chelsea siguroi shërbimin e Tiemoue Bakayoko dhe për këtë derdhi në arkat e Monacos plot 40 milionë euro.
Geoffrey Kondogbia i kushtoi Interit 36 milionë euro, ndërsa për Layvin Kurzawa, Aymen Abdennour e Yannick Carrasco – skuadrat e PSG, Valencia e Atletico Madrid shpenzuan së bashku 65 milionë euro.