Telegrafi

Përfitimet e majme të Joshuas dhe Ruizit nga meçi, britaniku fitoi pesëfish më shumë para

Joshua vs Ruiz (Foto: Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz kanë përfituar shumë të majme parash pas revanshit të zhvilluar në mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.

Megjithatë, britaniku nuk e ka mposhtur meksikano-amerikanin vetëm në ring, por edhe në aspektin financiar.

Lexo po ashtu Joshua fiton me pikë ndaj Ruizit dhe i kthen titujt e botës

Sipas mediave britanike, Joshua ka fituar pesëfishë më shumë para sesa Ruiz.

Me revanshin e zhvilluar, britaniku thuhet se ka fituar plot 50 milionë funte apo diçka më shumë se 59 milionë euro.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Joshuas pas triumfit ndaj Ruizit

Në anën tjetër, Ruiz thuhet se ka ky meç ka përfituar 10 milionë funte apo rreth 12 milionë euro.

Përfitime të majme apo jo për një meç që zgjati rreth një orë?

/Telegrafi/