Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës U21 i fillon përgatitjet për ndeshjet e qershorit më 27 maj

Përfaqësuesja e Kosovës nën 21 vjeç do të luajë dy ndeshje kualifikuese në qershor dhe do t’i fillojë përgatitjet më 27 maj në Prishtinë.

Ekipi U21 i djelmoshave të Kosovës do të luajnë dy ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021, një kundër Andorrës dhe një tjetër kundër Turqisë

Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Flamurtarit dhe do të fillojnë më datë 27 maj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës U21

Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku krahas dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria.

Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga trajneri Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorrës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do të jenë mikpritës të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Kosovë U21, Rafet Prekazi

Në ciklin e parë kualifikues, Kosova U21 pati paraqitje mbresëlënëse në një grup tejet të vështirë ku ishin Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Izraeli dhe Azerbajxhani.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi, të hënën, në orën 15:00, do të mbajë konferencë për media në selinë e FFK-së, ku do ta shpallë edhe listën e futbollistëve për këto dy ndeshje.

Agjenda e Kosovës U21

27 maj, ora 17:00

28 maj, ora 17:00

29 maj, ora 17:00

30 maj, ora 17:00

1 qershor, ora 17:00

2 qershor, ora 10:30 dhe 17:00

3 qershor, ora 17:00

6 qershor, ndeshja Andorrë U21 – Kosovë U21

8 qershor, ora 17:00

9 qershor, ora 17:00

10 qershor, ora 17:30 (stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

11 qershor, ndeshja Kosovë U21 – Turqi U21, në stadiumin “Fadil Vokrri”

/Telegrafi/