Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në top dhjetë shtetet më të forta në Kampionatin Botëror në xhudo

Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo është duke shkëlqyer në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Pas ditës së tretë, vendi ynë ka arritur të radhitet në top dhjetë vendet më të forta në botë, duke arritur t’i fitojë dy medalje të arta.

Në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Japoni po marrin pjesë 147 shtete, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi kanë fituar medaljen e bronztë dhe një mijë pikë.

Ky lajm është bërë i ditur nga trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, në llogarinë e tij në Facebook.

“Pas ditës së tretë Kosova gjendet në Top 10 shtetet më të forta. Dy medalje të fituara dhe një vend i 7 shënojnë pas tri ditësh suksesin më të madh të Kosovës në Kampionate Botërore. Në Tokio po marrin pjesë 147 Shtete”, ka shkruar Kuka.

“Pikët Olimpike të fituara deri më tash janë si vijon: Distria Krasniqi 1000 Pikë Olimpike 48 kg, Majlinda Kelmendi 1000 Pikë Olimpike 52 kg, Nora Gjakova Pikë 520 Pikë Olimpike 57 kg”

“Vendi i shtatë në Botëror: Akil Gjakova 240 Pikë Olimpike 73 kg pa plasman. Loriana garon të shtunën”, ka shtuar më tej trajneri kosovar.

Nora Gjakova kishte shansin që ta fitonte medaljen e bronztë, mirëpo u mposht nga Sarah Cysique, kategoria -57 kg. /Telegrafi/

Exit mobile version